HomeSociale

Ç’po ndodh në Morinë? Kosova bllokon autobusët e Shqipërisë

Disa autobusë të Shqipërisë nuk janë lejuar të kalojnë sot në pikën kufitare të Morinës në Kukës. Mësohet se ndalimi i tyre ka ardhur pas urdhrit  të Ministrisë së Transportit të Kosovës.

“BalkanWeb” mëson se ky vendim është marrë dhjetë ditë më parë, por sot ka nis aplikimin duke bllokuar lëvizjen e tyre drejt destinacionit final. Ky urdhër ndalimi është aplikuar me pretendimin se autobusët nuk kanë përmbushur detyrimet e parashikuara në kontratë.

Autobusët vijojnë të mbahen të bllokuar në pikën kufitare të Morinës që në orët e para të mëngjesit. BW


TË NGJASHME