HomePolitikë

Ç’pritet të ndodhë sot? Meta takim me Bashën, në pikëpyetje Rama

Vetëm pak ditë nga zgjedhjet e së dielës një tjetër lëvizje ka ardhur nga presidenti Meta, i cili ka ftuar në takim kreun e qeverisë Edi Rama dhe kryedemokratin, Lulzim Basha. Ashtu siç dhe e kishte theksuar, Meta që prej orës 05:00 të mëngjesit ndodhet në Presidencë.

Në orën 09:00 ai do të presë kryedemokratin Basha pas një ftese të dërguar atij dhe Ramës, por ky i fundit e refuzoi publikisht duke deklaruar se ishte i zënë për shkak të fushatës.

Për shkak të fushatës elektorale që po zhvillohet sipas dekretit presidencial,ku 30 qershori është përcaktuar datë zgjedhjesh,kabineti im ka komunikuar telefonikisht pamundësinë për këtë takim. Po meqë Ilir Meta vazhdon të luajë letrash, ja dhe me shkrim: Kemi zgjedhje, jam i zënë!”, shkroi Rama në twitter.

Ndërkohë mbetet për tu parë nëse kryeministri Rama do të shkojë në zyrën e Presidentit, teksa ky i funidt i ka thënë se do të jetë aty deri në orën 13:00.


TË NGJASHME