HomeSport

Cristiano Ronaldo i pandalshëm/ Portugezi një “makineri” trofesh

Ditën e djeshme, Portugalia arriti të sigurojë një tjetër trofe, kur mposhti në finale Hollandën me rezultatin 1-0. Si rrallëherë, Cristiano Ronaldo nuk arriti të shënojë, por gjithsesi ishte ai arkitekti kryesor që e solli Portugalinë deri në këtë pikë. Pas “Euro 2016”, ky është një tjetër sukses për Ronaldon dhe shifrat e tij deri në këtë periudhë, janë thjesht të paimagjinueshme. Në 17 vite karrierë, ky ishte trofeu numër 30 për Cristiano Ronaldo.


Plot 17 vjet më parë, Sporting Lisbona arriti të fitojë Superkupën e Portugalisë dhe ky ishte vetëm fillimi i një cikli kampioni fitues të vërtetë. Pas kësaj, do të vijë transferimi në Premier League, ku nën drejtimin e Sir Alex Ferguson, Ronaldo do të pasuronte galerinë e trofeve me: 3 tituj kampion në Premier League, 2 Kupa Anglie, 2 Kupa Lige, 2 Community Shield, një Champions League, 1 Botëror për Klube, dhe 1 “Top të Artë”, i parë për të në karrierë.


Kalimi i tij te mbretërorët e Real Madrid, do të ishte edhe pika e shpërthimit të Cristiano Ronaldo. Me “los blanco”, Cristiano Ronaldo arriti të fitojë plot 15 trofe ku përfshihen: 2 Kupa Mbreti, 2 La Liga, 2 Superkupa në Spanjë, 3 Botëror për Klube, 2 Superkupa europe dhe mbi të gjitha 4 Champions League. Në aspektin profesional, Ronaldo arriti të fitojë edhe plot 4 “Topa të Artë”.


Ky nuk është aspak fundi i një ciki të mbushur me trofe, transferimi i tij në Serie A solli dhe një Superkupë të Italisë dhe një titull kampion në Serie A.


Titulli i fundit ishte pikërisht Liga e Kombeve, për herë të parë në historinë e këtij turneu fitues shpallet Ronaldo me Portugalinë.


TË NGJASHME