HomeSport

Cristiano Ronaldo me orë dore në vlerë prej dy milionë euro

Portugezi Cristiano Ronaldo, është një prej lojtarëve që ka pagën më të lartë në botë, por edhe fiton shumë nga bizneset që ka si dhe prej marrëveshjeve për reklama.

Kjo i mundëson lojtarit që të ketë lirinë financiare dhe të blej gjëra me çmime marramendëse.

Së fundi, CR7 është shfaqur në një konferencë për shtyp para sfidës mes Manchester Unitedit dhe Juventusit, me një orë me diamanti që tërhoqi vëmendjen e gazetarëve.

Ora ishte e markës Jacob & Co, e gamës Caviar Torubillon dhe ka plot 424 diamante të bardhë dhe të kuq.

Sipas mediave të huaja, vlera e orës që mban në dorë sulmuesi supozohet se kushton rreth dy milionë euro.


TË NGJASHME