HomeSport

Cristiano Ronaldo mungon ndaj Atalantës, Sarri tregon pse

Cristiano Ronaldo do të jetë mungesa e madhe e Juventus në ndeshjen e fundjavës ndaj Atalantës.

Në konferencën për shtyp, ishte vetë trajneri Sarri që konfirmoi këtë gjë.

Portugezi u kthye me probleme fizike nga impenjimi me kombëtaren, për këtë arsye po ndjek një program individual stërvitor, për të lënë pas shqetësimin muskulor të javëve të fundit.

Objektivi i stafit të bardhezinjve është të jetë i gatshëm për ndeshjen e Championsit kundër Atletico Mdridit.

“Mes meje dhe tij, nuk është i nevojshëm asnjë sqarim pas zëvendësimit kundër Milanit. Janë gjëra normale që ndodhin gjithmonë. Në Bergamo, me 99 për qind të mundësive nuk do të jetë.”

E sigurisht, në vijim të përgjigjes për marrëdhënien e tij me Ronaldon, Sarri sqaroi.

“Edhe kur luajnë diletantët, ka gjëra të tilla në momentet e ndërrimeve. Unë vij nga vitet ‘90 dhe ose do ta kaloja kohën duke sqaruar ose do të mësohesha me raste të tilla dhe do t’i lija futbollistët të shfrynin”, përfundoi Sarri.


TË NGJASHME