HomeSport

Cristiano Ronaldo shpallet lojtari i vitit

Cristiano Ronaldo është shpallur lojtari i vitit në Globe Soccer Awards në Dubai mbrëmjen e së enjtes.

Ylli i futbollit, fitues 5 herë i Topit të Artë, mori pjesë në ceremoninë e ndarjesçmimeve në Madinat Jumeirah me të fejuarën Georgina Rodriguez dhe djalin Cristiano Junior.

Ai i rrëmbeu çmimin Antoine Griezmann të Atletico Madrid dhe Kylian Mbappe të Paris Saint-Germain.

Ky është viti i tretë radhazi që Ronaldo kurorëzohet si lojtari më i mirë dhe i pesti në total që nga viti 2011.

Në mbrëmjen gala, futbollisti mori edhe çmimin special, atë të golit më të bukur të vitit pikërisht falë realizimit me rafishatë ndaj Juventusit kur mbante veshur fanellën e Realit të Madridit në çerekfinalet e Champions League.


TË NGJASHME