HomePolitikë

CSU fiton zgjedhjet në Bavari, por ka humbur shumicën absolute

Bavaria votoi te dielën për zgjedhjet parlamentare, ku sipas rezultatave paraprake partia kristiansociale CSU ka zënë vendin e parë.

Lideri i CSU-së, Horst Seehofer, tha se kjo nuk është një ditë shumë e mirë, por është vetëm njëra anë e medaljes pasi votuesit iu kanë dhënë një mandate tjetër për të formuar një qeveri të re. CSU drejton Bavarinë që prej vitit 1957, por zgjedhjet e këtij viti janë cilësuar si disfatë për të.

Sipas rezultateve të para CSU ka fituar 37,3% të votave, që do të thotë se ka humbur shumicën absolute, që e ka pasur në mandatin e deritanishëm. Ky është rezultati i dytë më i dobët i CSU pas Luftës së Dytë Botërore.

Tashmë CSU-së, për të vazhduar qeverisjen i duhet të paktën një partner në koalicion. Parnter i mundshëm i CSU-së në koalicionin e ardhshëm mund të jetë Partia Ekologjiste, e cila ka shënuar një rritje serioze të votave, me rreth 17,7%.

 


TË NGJASHME