HomeShowbiz

Ç’u bë me Krenarin? Luana na tregon se si i kalon orët e vona të natës

Luana Vjollca është një prej moderatoreve dhe këngëtareve më të dashura në Shqipëri.

Luana nuk ka të ndalur me sukseset në karrierën e saj dhe vazhdimisht na befason me projektet e reja. Teksa ka paralajmëruar se shumë shpejt do të vijë me një këngë të re në bashkëpunim, Luana po shijon sukseset e këngës së saj të fundit “Sonte”.

Orët e para të mëngjesit e kanë gjetur moderatoren dhe këngëtaren në studio duke punuar me një producent të njohur i cili siç duket nga Instagrami është mik dhe me Krenar Çoçaj pasi ndiqen në këtë rrjet social.

str.png

Luana se ka pranuar ende lidhjen me Krenarin, por ata janë fotografuar disa herë bashkë, madje ishin dhe me pushime në Venezia para disa javësh. E si menaxher i suksesshëm që është mesa duket Krenari po bën punë shumë të mirë me Luanën përsa i përket muzikës.


TË NGJASHME