HomeSociale

Çudira nga Facebook / Gati dy milion njerëz po pretendojnë se janë milingona

milingona

Rrjetet Sociale kanë qënë gjithmonë burim i organizime me të veçanta dhe të çuditshme. Trendi më i fundit është një grup në Facebook i cili po rritet dita ditës në mënyrë eksponenciale. Grupi quhet “A group where we all pretend to be ants in an ant colony ” i cili perkthehet “Një grup ku ne të gjithë bëjm sikur jemi milingona në një koloni milingonash.”

Fantazia në postimet dhe memet e anëtarëve të grupit është vërtet për tu admiruar dhe pergjigja e antarëve të tjerë është e menjëhershme duke komentuar me një fjalë, me idene e dhenies së ndihmës për një veprim të caktuar, duke bërë analogjinë me milingonat të cilat gjithmonë janë në ndihmë të njëra tjetrës.

Sarah Lynne Bowman, një profesoresh e asocuar e shkencave humane në Austin Community College në Texas, studion konfliktin social brenda komuniteteve që kanë marrë pjesë në lojëra me role dhe ajo vetë ka marrë pjesë në këto lojra që kur ishte 15 vjeç. Ajo tha se grupet të tilla që luajnë me role në Facebook mund të ndihmojnë njerëzit të kalojnë këto kohë të vështira sociale.

“Luajtja e një roli mund të ndihmojë me rregullimin e gjëndjes emocionale dhe rritjen e qëndrueshmërinë psikologjika.” – tha ajo.

Nga shikimi i filmave deri tek lojërat në kompjuter ose cel, kur njerëzit identifikohen me historinë e dikujt tjetër për një periudhë të shkurtër kohe, kjo mund t’i ndihmojë ata të rrisë empatinë dhe të zhvillojnë aftësi për zgjidhjen e problemeve. Grupi sot ka 1.8 milion antarë.


TË NGJASHME