HomeShowbiz

“Çun kampion!”/ Iliri komplimenton Arbrin për nominimet

“Kutia e Pandorës’’ u vendos përpara një tjetër konkurrenti spektaklin e djeshëm. Arbri u vendos përpara zgjedhjes së vështirë për ta hapur apo jo këtë kuti.

Ai e hapi atë duke lexuar zarfin e bardhë ku në të shkruhej se ai do të ketë mundësinë të jetë imun për një javë, çka do të thotë se nuk do të dalë në asnjë televotim.

Në rrethanat e pranimit të kësaj mundësie, Arbrit do i duhej të dërgonte 3 banorë në nominim. Arbri dërgoi në televotim Donaldin, Beatrix dhe Einxhel.

Iliri ka komplimentuar Arbrin për nominimet që ai zgjodhi të bënte. Ky vendim duket se i ka pëlqyer Ilirit i cili e etiketoi Arbrin si “një kampion”.

“Çfarë nominimi që bëre. Je kampion! Tani është pikërisht momenti që njerëzit do fillojnë të çmenden”,- tha ai.

Nga ana tjetër ishte edhe Arjola e cila shtoi: Kam frikën e Beatrix, në këtë pikë nuk mendoj se Einxhel është e rrèzíkuar.


TË NGJASHME