HomeLajmi i Fundit

“Çunat po izolohen”, Klodian Tomorri ‘thumba’ pas lirimit të Endrit Dokles: Na kursenit lekët se mezi paguajmë pensionet, po SPAK do merret me gjobat?

Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar pas lirimit të anëtarit të bandës së Durrësit, Endrit Dokle. Në një status në rrjetet sociale, Tomorri shkruan me ironi dhe nota humori se ‘çunat’ po izolohen një nga një në shtëpitë e tyre dhe se neni 41 bis ka rezultuar i sukseshëm. Sipas Tomorrit, me këtë ritëm lirimesh mund të ishin kursyer paratë që u përdorën për të izoluar kapot e krimit, pasi qeveria jonë mesi po paguan pensionet. Në fund, gazetari shton se kanë dalë edhe fjalë që SPAK-u do merret em gjobat e makianve.

Ky neni 41 bis qe miratoi qeveria per te izoluar kapot e krimit, po rezulton aq shume efektiv saqe cunat po izolohen nje nga nje neper shtepiat e tyre. Te pakten te na kishit kursyer ato leket qe u shpenzuan per reformen ne drejtesi, vettingun dhe SPAK-un se s’kemi takat ne te mbajme rroga 5 milione lekeshe per gjyqtare dhe prokurore. Mezi po paguajme pensionet. Shoket mund t’i nxirrnit njesoj edhe pa reforme, dmth pa i marre leke popullit. Por nejse. Ka fjale se SPAK-u do merret vetem me gjobat e makinave. ”– shkruan Klodian Tomorri.