HomeShowbiz

‘Çupëlinkat e Bllokut’ po ndajnë burrat nga gratë

“Ka një kontigjent shumë të madh parazitesh, të cilat bëjnë presione mbi jetën në çift. Parazite që kanë në fokus burrat që kanë para, mirëpo burri është edhe burri i një tjetre, ka edhe ky një familje. Ajo tjetra nuk çohet në mëngjes nga krevati dhe të veshi takat”.

Kështu është shprehur gazetarja Silva Baltadori, ndërsa ka qenë e ftuar një ditë më parë në emisionin “Ftesë në 5”, ku o fol për martesat dhe divorcet nëpër lagjet e Tiranës.

Sipas Silvës, e cila jeton në Amsterdam, në zona si “Blloku” ka më shumë shance për tradhti e si rrjedhojë edhe për divorce, pasi ka një presion shumë të madh për burrat e martuar nga “çupëlinat”, siç i quajti ajo.

Kjo deklaratë e saj u kundërshtua nga Jerina Lalaj, e cila theksoi se në “Bllok”, ashtu sikurse në gjithë Shqipërinë, ka shumë femra që punojnë fort për të siguruar një jetë të mirë.


TË NGJASHME