HomeRajon

Daçiç: Të hiqet taksa që të fillojë dialogu

dacic

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë sot se ruajtja e integritetit territorial do të vazhdojë të jetë prioritet shtetëror dhe se shpreson që Kosova e Serbia do të kthehen në tavolinën e dialogut gjatë këtij viti.

Me gjithë përkushtimin dhe konstruktivitetin tonë maksimal, nuk jemi të kënaqur me mbarëvajtjen e këtij procesi (rreth Kosovës) vitin e kaluar, sepse dialogu i vërtetë mungoi, për shkak të refuzimit të Prishtinës për të shfuqizuar vendimin për taksën ndaj mallrave nga Serbia. Është e pakuptimtë që kjo masë ‘anticivilizuese’ të jetë në fuqi  për më shumë se një vit, përkundër kërkesave nga të gjitha anët e botës për ta shfuqizuar atë. Shpresojmë që kjo të ndryshojë gjatë këtij viti, që taksa të hiqet sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të vazhdohet dialogu për të cilin Serbia është e interesuar dhe e sheh si rrugë te vetme për të arritur një zgjidhje kompromisi dhe afatgjatë”, tha Daçiç.

Ministri deklaroi se Serbia është e gatshme të vazhdojë dialogun me Kosovën, dhe se po punon shumë me të gjithë partnerët ndërkombëtarë, për t’u kthyer sa më shpejt të jetë e mundur në një proces që do të sigurojë një zgjidhje kompromisi dhe afatgjatë për Kosovën.

“Shpresoj që gjatë këtij viti të kthehemi në dialog dhe se do të arrijmë të kompensojmë kohën e humbur. Por unë e përsëris se, Serbia nuk është e vetme në këtë proces dhe nuk varet e gjitha nga ne dhe gatishmëria jonë e qartë për bisedime”, tha ai.


TË NGJASHME