HomeShowbiz

Dafina Zeqiri na surprizoi sërish, bën ndryshimin drastik në look

Dafina Zeqiri na ka surprizuar gjithmonë përsa i përket lookut të saj. Së fundmi ajo i ka surprizuar sërish të gjithë ndjekësit e saj, madje këtë radhe është shfaqur tërësisht ndryshe nga çdo herë tjetër.

Këngëtarja ka publikuar në instagram disa foto dhe video, në të cilat duket se i ka prere flokët krejt. Ndërsa kjo mund të jetë diçka madhore për shumë vajza, duket se Dafina nuk e ka aspak problem të eksperimentojë deri në ekstreme me flokët e saj.

Megjithatë ndryshimet e saj nuk kanë zhgënjyer asnjëherë, sepse edhe me flokët e rruar duket shumë bukur. Ndërkohë duket se Dafina ka zgjedhur këtë model flokësh për xhirimet e klipit të ri, i cili pritet që të publikohet së shpejti.


TË NGJASHME