HomeShowbiz

Zbuloni veprimin e Dj Geek që është tepër bezdisës për Dafinën

Dafina Zeqiri dhe Genc Halimi, ose i njohur si Dj Geek janë ndër çiftet më të preferuar të shoëbizit shqiptar. Dyshja përpos partnerë në jetë, janë edhe bashkëpunëtorë në skenë.

Shpesh herë çifti ndan momente gazmore në rrjetet sociale por kësaj here Dafina ka zbuluar për ndjekësit e saj një shqetësim të vogël që ka nga Dj.

Nëpërmjet një videoje të postuar në InstaStory, këngëtarja tregon se Geek e ndërpret sa herë ajo flet, gjë që mesa duket është ‘bezdisëse’ për Dafinën por ajo prapë se prapë e dashuron partnerin e saj.

“Më vjen keq, nuk më vjen keq, të dua”-shkroi artistja krahas videos.

Kujtojmë se Dafina dhe Dj Geek konfirmuan romancën e tyre në fillim të 2020. Për muaj me radhë ata u vendosën në qendër të vëmendjes, për lidhjen e papritur të dashurisë dhe ndarjen po aq të shpejtë të tyre.

Vetëm disa muaj nga lidhja e tyre, Dafina deklaroi se kishin vendosur të ndahen. Këngëtarja tregoi se i ishte dashur të zgjidhte mes lidhjes me të dhe karrierës, ndaj vendimi më i mirë i momentit sipas Dafinës ishte të zgjidhte karrierën.

Ndonëse të ndarë ata vijuan të shoqërohen me njëri-tjetrin dhe të punonin si më parë duke u shfaqur kudo bashkë. Në fund të 2021, Dafina dhe Geek konfirmuan rikthimin me njëri-tjetrin dhe që atëherë janë shfaqur shumë të lumtur dhe të dashuruar.


TË NGJASHME