HomeSport

“Daily Express”/ Chelsea kërkon Hysajn në janar

E ardhmja e Elseid Hysaj te Napoli, është drejt fundit. Ishin të shumta skuadrat europiane që tentuan transferimin e Hysaj, gjatë merkatos së verës, por presidenti i Napoli De Laurentis i refuzoi të gjitha. Hysaj tashmë është kthyer në një lojtar jo të preferuar nga Ancelotti dhe mbetet në pankinë. Megjithatë një lajm i bujshëm vjen nga Anglia. Sipas të përditshmes “Daily Express”, është Chelsea skuadra që ka shfaqur interes së fudnmi për mbrojtësin shqiptar.

Nevoja për një mbrojtës të djathtë, ka bërë që drejtuesit e Chelsea, të piketojnë Hysajn, si futbollistin e duhur për mbrojtjen e londinezëve. Në rast se merkato e bluve, do të zhbllokohet në janar, atëherë do të tentohet transferimi i Hysaj, në të kundërt do të pritet deri në merkaton e verës.


TË NGJASHME