HomeSociale

“Daily Mail”: Keqtrajtimi i kafshëve në Shqipëri

“Daily Mail” shkruan për keqtrajtimin e kafshëve që bëhet në shqipëri. Disa kafshë në “Safari Park” në Fier,një luan që nuk shikon,një ujk i dobët dhe një zebër e vetmuar jetojnë të izoluar dhe pa ushqim në kafaze,brenda në kopshtin zoologjik ne Fier.

Në hyrje të qytetit të Fierit ndodhet dhe kopështi zoologjik privat “Safari Park”. Daily Mail thekson keqtrajtimin e madh të kafshëve që bëhet në Shqipëri.

Autoriteteve shqiptare i kërkohet që të ndërhyjnë urgjentisht në këtë park me kafshë që janë të kequshqyera dhe të keqtrajtuara, shkruan “Daily Mail”duke vijuar: Kafshë të tjera si një zebër, një ujk apo një dre gjenden në të vetmuara në kafaze të vegjël pa ushqim.

“Kafshët mbahen në kushte skandalose me kafaze betoni. Luani duket se ka një problem me syrin, përveç se është totalisht i kequshqyer”, vijon media britanike duke theksuar se fotot i kanë shkuar nga një fotograf anonim.


TË NGJASHME