HomePolitikë

Dako: Avdylajt mbledhin vota, nuk i njoh për grup kriminal

Në vazhdën e mendimit të tij se opozita po baltos bandat kriminale se nuk i fiton dot zgjedhjet, Vangjush Dako u shprehe se nuk i njeh për grupe kriminale Avdylajt, por vetëm si njerëz që kanë influencë.

“Rreth vitit 2016-2017 kam dëgjuar për Astrit Avdylaj. Kemi pirë një kafe në Shijak pas një aktiviteti elektoral, kemi qenë rreth 10-15, mes tyre dhe Astrit dhe shumë persona të tjerë që na kanë përshëndetur, na kanë mbështetur për PS, që do të japim maksimumin që PS të fitojë sërish zgjedhjet në Shijak. Familja Avdyli është një fis i madh në Shijak dhe njihen si mbiemra, pa i ditur se kush është me fytyra, por s’kam pasur asnjë kontakt personal me ta para 2016.

Këta kanë intensifikuar të gjitha kontaktet, kanë qenë aktiv për të ndihmuar PS, por nuk është kërkuar që të manipulojnë që të shesin apo blejnë vota në Durrës, as ata dhe as unë s’u kam kërkuar. Ata nuk kanë përfituar asgjë të jashtëligjshme nga Bashkia e Durrësit dhe në dijeninë time as nga Bashkia e Shijakut. Ne nuk i konsiderojmë grupe.

Familjet mafioze i konsideron prokuroria, gjykata, organet kompetente. Ne i konsiderojmë njerëz me influenca që kanë një fis të madh që kanë një rreth miqësor, që japin një mbështetje për të mbledhur sa më tepër vota. Këto i kanë të gjitha partitë, të gjithë bëjnë punë e vet. Ajo që ne kërkojmë është që mos të ketë manipulim, mos të ketë vjedhje votash dhe të vendosim ne njerëzit tanë për t’i ruajtur, komisionarët. Edhe pala tjetër bën të njëjtën gjë”, tha Dako.


TË NGJASHME