HomeLajmi i Fundit

Dalin fotot/ Kjo është Emanuela Daci që në emër të ISIS pengon gratë shqiptare të kthehen

Në këtë foto ju po shihni Emanuela Dacin, bashkëshorten e Almir Dacit, nga Leshnica e Pogradecit, i cili ishte një ndër pjesëtarët luftëtárë të Khalifatit Islamik, tashmë i vrárë në Siri.

Bazuar në dosjen e hapur nga inteligjenca kurde, mësohet se Emanuela merret me rekrutimin dhe radíkalizimin e grave dhe vajzave shqiptare brenda kampit Al Hól.

Autoritetet kurde të cilat edhe e kanë fotografuar,  e vlerësojnë Emanuela Dacin si penguese dhe kërcënuese të grave dhe vajzave shqiptare për tu kthyer në atdhe.

Një ditë më parë vetë kryeministri Edi Rama pohoi se:

“Janë dy persona që kanë refuzuar, por nga informacionet e marra në rrugë inteligjente janë persona që janë pengje brenda kampeve, janë persona që nuk shkëputen dot, që kanë frikë dhe frikën e kanë të bazuar në faktin që gjatë momentit të shkëputjes mund t’u marrin jetën“, tha Rama.

Mësohet se Emanuela Daci ka metoda të ndryshme për t’i kërcënúár këto gra, ku iu thotë se nëse kthehen në Shqipëri do t’u hiqet shamitë dhe nuk do të lejohen të falen/luten 5 herë në ditë.

Emanuela Daci shihet edhe si personi përgjegjës për moslejimin e kthimit në Shqipëri,  të Eva Dumanit vëllai të cilës Endri u kthye në Tetor 2020.

Endri Dumani u shpëtua dhe u nxor nga kampi Al Hól, nga Marc Ghorayeb këshilltar jo rezident i kryeministrit Edi Rama në Lindjen e Mesme bashkë me Drejtorin e Antiterrorit shqiptarë Gledis Nano dhe kolegut të tij Indrit Doda. Por Eva nën influencën e Emanuela Dacit u fsheh.


TË NGJASHME