HomeShowbiz

Dalin pamjet e para nga dasma e aktorit të “Portokalli”

Aktori i “Portokolli” Gaz Paja i ka dhënë fund beqarisë mbrëmjen e djeshme. Në rrjetet sociale kanë dalë pamjet e para nga dasma e zhvilluar në një nga hotelet luksoze në Tiranë. Duket se aktori ka marrë edhe vetë mikrofonin teksa këndon me këngëtaren vlonjate Aurela Gaçe.

4fefa9f8-a84e-4378-b6e7-caf5fdf1548c

Lajmi se do të kurorëzojë me martesë dashurinë e tij me partneren bionde doli pak javë më parë, ndërsa vetë Gazi e konfirmoi në spektaklin “Portokalli”, duke bërë batutë me veten se “është tjetri mirë e bukur në jetën e tij, e shkon e martohet!” Gazi është munduar që lidhjen e tij ta mbajë larg syrit të mediave dhe rrallëherë është shfaqur në publik me të.

1603dc4b-fbf1-4fb2-9528-2e6e6b905591
089bb94e-dd0a-44d7-9ffe-8c0db5487fc3
025a7a62-2272-4074-85bb-5c2e8bcab686

TË NGJASHME