HomeShowbiz

Daniel Craig thotë se ai nuk planifikon t’ia lërë pasurinë fëmijëve të tij

Daniel Craig nuk do t’ua dhurojë pasurinë e tij masive – më shumë se 100 milion dollarë – fëmijëve të tij, pretendon ai.

Duke folur për revistën Saga, ylli i James Bond tha se ai e shikon idenë e trashëgimisë “të pakëndshme”.

“Filozofia ime është ta heq qafe atë ose ta heq para se të vdes”, tha ai.

“Unë nuk dua të lë shuma të mëdha për brezin e ardhshëm.”

Daniel Craig, i cili mirëpriti një vajzë me gruan Rachel Weisz në vitin 2018, ka hedhur poshtë idenë për të lënë një pasuri të madhe.

Craig ka një vajzë të vogël, e lindur në 2018, me gruan e aktoren Rachel Weisz, si dhe vajzën më të madhe Ella, e cila është në të 20-at, nga martesa e tij e mëparshme. Ai është gjithashtu njerku i djalit 13-vjeçar të Weisz, Henry.

Craig është nga personazhet që duan që fëmijët e tyre të gjejnë vet mënyrat për të bërë para sesa të mbështeten te prindërit e tyre të pasur.

Elton John gjithashtu ka hedhur poshtë idenë për t’i lënë fëmijëve një trashëgimi të madhe.

Elton John dhe bashkëshorti i tij David Furnish thanë në 2016 që ata do e jepnin pjesën më të madhe të pasurisë së tyre për bamirësi sesa djemve të tyre.

“Sigurisht që dua t’i lë djemtë e mi në një gjendje shumë të mirë financiare, por është e tmerrshme t’i japësh fëmijëve një lugë argjendi. Kjo shkatërron jetën e tyre”, tha këngëtari.

“Dëgjoni, djemtë jetojnë jetë të pabesueshme, ata nuk janë fëmijë normalë dhe unë nuk pretendoj se janë. Por njeriu duhet të ketë një pamje të normalitetit, pak respekt për paratë, pak respekt për punën ”.

Në mënyrë të ngjashme, Simon Cowell, tha për Mirror në vitin 2013 se  “do t’i lë paratë e mia për dikë. Për bamirësi, ndoshta për organizata që kujdesen për fëmijë dhe qen. Unë nuk besoj në kalimin e parave nga një brez në tjetrin.

“Trashëgimia juaj duhet të jetë me shpresën se ju u keni dhënë njerëzve një mundësi, në mënyrë që ata të mund të jetojnë mirë, dhe ju u dhatë atyre kohën tuaj, i mësuat atyre ato që dini.”

Craig është në filmin e tij të fundit të James Bond, No Time to Die, fillimisht i planifikuar për t’u publikuar në Prill, por tani vonohet deri në Nëntor.

©Tatani/GotaNews


TË NGJASHME