HomeBotë

Danimarka krenohet si vendi më liberal në Europë. Por duhet të dimë disa gjëra që po ndodhin me emigrantët atje

Në gjithë Danimarkën, 21 qytete janë me shkallë të lartë të krimit, papunësi në rritje dhe më shumë se 30% banorë jo-perëndimorë. Kultura e emigrantëve atje duhet të ndryshojë, pas ligjit të ri, që synon mbrojtjen e kulturës daneze dhe largimin e kulturës së shoqërive paralele. Gjatë këtij viti, legjislacioni i detyron të gjitha familjet që jetojnë në këto zona gheto të dërgojnë fëmijët e vegjël në qendra për të mësuar gjuhën daneze, po ashtu edhe vlerat dhe kulturën.

Fëmijët do duhet të përfundojnë 25 orë të arsimit të detyrueshëm shtetëror, ndërsa fokusi kryesor do jetë në aftësitë gjuhësore dhe të mësuarit, plani është të edukojë fëmijët kryesisht myslimanë si dhe të jepen udhëzime mbi çështjet fetare; festa, Krishtlindje dhe Pashkë dhe rëndësia e kalendarit të krishterë.

Prindërve që nuk regjistrohen, u është thënë se mund të humbin përfitimet për fëmijët. Kjo është politika radikale e një qeverie që, si shumë të tjera në Evropë, ka pranuar qindra mijëra emigrantë gjatë viteve të fundit dhe po përpiqet me dëshpërim për të trajtuar problemet e integrimit. Në të vërtetë, sfidat me të cilat përballet Danimarka ndodhen në të gjithë BE-në, ndërsa vendet që përfshijnë Greqinë, Italinë, Austrinë dhe Gjermaninë përpiqen të asimilojnë një numër të madh emigrantësh.

Një faktor shqetësues i përbashkët në këto vende ka qenë shfaqja e partive të forta ekstreme të së djathtës dhe një kthim i llojit të nacionalizmit të shëmtuar që shumë njerëz shpresonin se ishte zhdukur pas Luftës së Dytë Botërore. Danimarka ka qenë prej kohësh krenare për reputacionin e saj si një vend liberal, tolerant. Por fakti që është detyruar të fusë ligje të ashpra për të përshpejtuar integrimin e emigrantëve tregon se një tolerancë e tillë ka kufijtë e saj.

Në mënyrë të pashmangshme, disa thonë se ligjet e reja janë ‘raciste’. Ato përfshijnë ndalimin e burkës nga muaji i ardhshëm, me gjoba deri në 1.200  paund për shkelësit. Në vendet gheto, të brendshme të qytetit  ku vitin e kaluar dy të tretat e banorëve u deklaruan emigrantë jo-perëndimorë, do ketë dënime më të ashpra për të gjithë ata që bëjnë krime, sa dyfishi i normales.

Policisë do t’u jepet liria për të kryer mbikëqyrje më intensive të banorëve për të frenuar ekstremizmin dhe dhunën, ndërsa prindërit emigrantë që dërgojnë fëmijët më të rritur në udhëtime në vendet e tyre në Lindjen e Mesme dhe Afrikë, mund të përballen me dënime katërvjeçare nëse dyshohet për frymë radikalizmi.

Kryeministri i qendrës së djathtë, Lars Lokke Rasmusen, thotë se këto ligje të reja janë të domosdoshme për shkak se numri i emigrantëve jo-perëndimorë të gjeneratës së parë dhe të dytë është rritur nga 50,000 në 1980 në pothuajse 500,000 sot, një përqindje e konsiderueshme, në një vend me vetëm 5.7 milion njerëz.

Rasmussen thotë se: ‘Njerëzit me të njëjtat probleme janë grumbulluar së bashku. Ishim ndoshta me idenë naive se integrimi do të ndodhte vetë me kalimin e kohës, por jo, prandaj duhet të bënim diçka./tiranapost.al


TË NGJASHME