HomeShowbiz

Darkë romantike për të dashurën: Gent Fatali super i dashuruar !

Gent Fatali prej kohësh përflitej se ishte i dashuruar me një vajzë shumë bukuroshe brune, dhe i linte shpesh herë komente në fotot e Instagramit.

Shumë shpejt reperi vendosi që ta bëjë publike lidhjen e tij.

Pasi ai publikoi një foto me vajzën brune,duke i fshihur fytyrën, mediat mësuan se bëhej fjalë për Rozafën, një vajzë tepër simpatike që kishte ngjashmëri të paparë me Loredanën, partneren e Mozzik.

Mesa duket lidhja mes Gentit dhe Rozafës është më serioze sesa mendonim. Genti ka publikuar një foto me “të bukurën” duke darkuar në Paris të Francës.

Ai ka pozuar me një trëndafil të bardhë në duar që me sa duket ia ka dhuruar partneres gjatë darkës romantike.

Gent Fatali eshtë kokë e këmbë i dashuruar dhe nuk i fsheh më ndjenjat.


TË NGJASHME