HomeShowbiz

Dasëm së shpejti, Rozana Radi gati për martes

Prej 7 vitesh, këngëtarja e njohur Rozana Radi po shijon lidhjen e saj të dashurisë, të cilës duket se i ka ardhur koha të kalojë në një tjetër stad.

Mejgithëse para karantinës ishte e vendosur se s’do të bënte dasmë, duket se planet e çiftit kanë ndryshuar.

Në “intervistën ” e fundit në Instastory me pyetje-përgjigje nga ndjekësit, këngëtarja s’ka mundur t’i shpëtojë dot pyetjes për martesë.

Ajo që i habiti të gjithë ishte përgjigjia e Rozanës, e cila jo vetëm që konfirmoi se do t’i japë fund beqarisë, po dasma do të ndodhë më shpejt nga ç’e kemi pritur.

“Kur martohesh?”- është pyetja drejtuar Rozanës, e cila ia ka kthyer ndjekësit:

“Aq shpejt sa s’ta merr mendja”, është përgjigjur Rozana.


TË NGJASHME