HomeLajmi i Fundit

DASH paralajmëron qytetarët amerikanë

Departamenti amerikan i Shtetit u ka sugjeruar të gjithë amerikanëve të shmangin udhëtimet ndërkombëtare. Miliona amerikanë janë ende jashtë Shteteve të Bashkuara.

Departamenti e ngriti nivelin e rekomandimit të udhëtimit në 4, më i larti i rrezikshmërisë, zakonisht i rezervuar për vende në zona lufte, ose me probleme të mëdha.Njoftimi është rekomandim, jo detyrim.

“Në vende ku udhëtimi civil është i mundur, qytetarët amerikanë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara duhet të bëjnë planet për kthim të menjëhershëm në Shtetet e Bashkuara, përveçse nëse janë të përgatitur të mbeten jashtë vendit për një kohë të pacaktuar”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit.

“Nëse vendosni të udhëtoni jashtë vendit, planet tuaja mund të jenë të ndikohen rrënjësisht dhe mund të detyroheni të qëndroni jashtë Shteteve të Bashkuara për një kohë të pacaktuara”,