HomePolitikë

Dash Shehi ndez protestën: Në Kuvend kthehemi vetëm si burrat

Fillimisht u tha se nuk do të kishte fjalime, po duket se në minutat e fundit gjithçka ka ndryshuar. Një nga fjalimet më interesante ka qenë padyshim ai i kreut të LZHK-së Dashamir Shehi, i cili tha se në Kuvend do të kthehen vetëm si burrat.

Mes batutave Shehi tha se duke parë mbështetjen e qytetarëve, ai e ka fituar sërish mandatin e tij.

“Ky zotëria që duam të largojmë është më e keqja e këtij vendi. Nuk ka njeri pa huqe, po ky njeri duhet përzënë një orë e më përpara. Ky njeri që del lartë e poshtë, dhe thotë që do bashkojë Shqipërinë me Kosovën, ky njeri helmon qytetarët e tij. Ne nuk kemi rrugë tjetër, dhe këtë do ja sqarojmë shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve. Do vij dita që do i rikthehemi asaj sale, po do i rikthehemi si burra, këtë qytet të lirisë nuk na e marrin dot”, u shpreh deputeti Dashamir Shehi.


TË NGJASHME