HomeShowbiz

Dasmë në horizont, reperja e famshme i jep fund beqarisë

Nicki Minaj i ka dhënë fund beqarisë me të dashurin e saj, Kenneth ‘Zoo’ Petty, i akuzuar më herët për sulm seksual.

Reperja 36-vjeçare, publikoi një klip në Instagram, përmes të cilit u tregoi fansave të saj se ajo dhe 41-vjeçari Petty kishin lidhur kurorë.

Këngëtarja e hitit “Anaconda” shkroi:

“Onika Tanya Maraj-Petty 10 • 21 • 19”, ndërsa në video shfaqeshin dy kapele me termat “Nusja” dhe “Dhëndri”.

View this post on Instagram

???????? Onika Tanya Maraj-Petty 10•21•19

A post shared by Barbie (@nickiminaj) on

Nicki ka thënë më parë në një intervistë se gjithnjë e ka ëndërruar një dasmë të madhe dhe të bukur.

“Gjithmonë e ëndërroja përrallën. Por gjërat që për mua kishin rëndësi më parë, nuk kanë të njëjtën rëndësi tani… Unë jam çmendurisht e dashuruar me këtë njeri, ai është gjithashtu shoku im më i mirë”.


TË NGJASHME