HomePolitikë

Datë e re zgjedhjesh? Dash Shehi flet pas takimit me Metën

A do te dekretoje kreu i shtetit, Ilir Meta nje date te re per zgjedhjet vendore? Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi në mbyllje të takimit me presidentin, pjesë e të cilit ishin edhe krerë të partive të vogla aleate të PD-së, theksoi se ishte pikërisht një datë e re për zgjedhjet një nga pikat ku u përqëndrua biseda mes tyre.

“Patëm një diskutim me ftesë të Presidentit për situatën që po rëndohet. Presidenti ka një ide të tillë që zgjedhjet ligjërisht me datë 30 nuk bëhen se kemi një dekret të Presidentit. Besoj se do të bëjë një dekret të ri për një datë të re zgjedhjesh për të ulur tensionin politik gjithmonë para datës së hapjes së negociatave të tetorit.Ky është diskutimi bazë, për këtë po ikim të takojmë dhe aleatët. Nga darka besoj se do të dalë një gjykim i përbashkët. Mendimin tonë unik do ta nxjerrim me PD dhe aleatët e tjerë”- tha Shehi.


TË NGJASHME