HomeShowbiz

David dhe Victoria Beckahm acarohen, shkak Rita Ora

Çifti David dhe Victoria Beckham janë kryetemë e mediave britanike pas paraqitjes së tyre në ceremoninë e ndarjes së çmimeve British Fashion Awards.

The Sun shkruan se çifti që peshon 500 milionë funte qëndruan gjatë gjithë mbrëmjes me shpinë të kthyer kah njëri-tjetri duke injoruar njëri-tjetrin.

Ndodhi kjo edhe pse ata u paraqitën krah për krah duke pozuar në tapetin e kuq para hyrjes në Royal Albert Hall.

Futbollisti 43 vjeçar e prezantoi veten te mysafirët në darkën para ceremonisë bashkë me shokun e tij Dave Gardner.

Por, sjellja e tij tejet miqësore me superyllin shqiptar, Rita Ora, ka befasuar të gjithë.

“Ai u shfaq mjaft i tërhequr nga Rita dhe i ka thënë se ata duhet të punojnë së bashku”.

“Victoria dhe David ishin bashkë në ceremoni, të ulur afër njëri-tjetrit, por u ndanë për ‘afterparty’”.

“Ata u munduan të duken sikur nuk ka ndodhur asgjë kur tavolina e tyre u mbush me miq”, përfundoi burimi.

Edhe gjatë verës David dhe Victoria ishin në kryetitujt e tabloideve duke u spekuluar për ndarje, por përfaqësues të tyre mohuan këto zëra.

Rita Ora nuk është hera e parë që konsiderohet si shkaktare e çarjeve në çift.

Ajo më parë është ballafaquar edhe me akuza se ka çuar për pak drejt ndarjes Jay Z dhe Beyoncen, duke pasur një aferë me mogulin e hip hopit.

Të njëjta spekulime u përhapën edhe kur ajo kishte një relacion të afërt me Liam Payne, me të cilin realizoi këngë, për çka u besua se ky i fundit është ndarë nga e fejuara.

 


TË NGJASHME