HomePolitikë

David Sassoli zgjidhet kryetar i Parlamentit Europian

Kryetar i Parlamentit Europian është zgjedhur europarlamentari italian David Sassoli.

Sassoli fitoi 345 vota në raundin e dytë të votimit. Jan Zahradil fitoi 160 vota dhe Ska Keller 119.

Emri i tij erdhi si një rekomandim nga liderët evropian për të vendosur një socialist në krye të legjislativit. Kjo kandidaturë mesa duket i ka bindur anëtarët e tjerë të parlamentit.

Ai do të shërbejë në krye të PE për dy vite e gjysmë (gjysma e mandatit), e më pas do tja kalojë stafetën  një anëtari të Partisë Popullore Evropiane të qendrës së djathtë.

Sassoli nuk e shpalli kandidaturën e tij deri para përfundimit të Këshillit Evropian të martën. Si ish-nënkryetar i Parlamentit, Sassoli është i njohur për deputetët për kryesimin e seancave plenare në Strasburg. Si një anëtar i Partisë Demokratike të qendrës së majtë të Italisë, delegacioni i tij është i dyti më i madh në grupin e Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian. Ai është një ish-gazetar televiziv që ka një profil në Itali por jo shumë i njohur jashtë vendit.

Pasi u zgjodh nga kolegët e tij Sassoli tha se kishte vendosur të kandidonte për shkak se “Europa do të jetë më e fortë vetëm me një Parlament që luan një rol më të rëndësishëm”.


TË NGJASHME