De Biasi:” Shpresoj të drejtoj Realin e Madridit”

Gianni De Biasi është konsideruar si trajneri më i suksesshëm i kombëtares shqiptare të futbollit.
Por që pas largimit nga kombëtarja jonë karriera e tij nuk ka pasur shumë sukeses. Italiani u transferua në Spanjë te Alaves, por pa mundur dot të ketë sukses.Pas disa ndeshjeve ku munguan rezultatet pozitive, De Biazi u shkarkua nga president ii Alaves. Por duket se ish-trajneri i kombëtares nuk e ka përjetuar keq këtë shkarkim. Në një intervistë për Top Channel, ai me humor se tashmë pret që të drejtoj ekipin e Realit të Madridit.
“Sa i përket të ardhmes, shpresoj të drejtoj Realin e Madridit”,- tha De Biazi duke qeshur.
Më herët De Biazi është përfolur për një kalim te kombëtarja australiane që ende është në kërkim të një trajneri