HomeSport

De Ligt mbërrin në Torino, gati nënshkrimi me Juventus

Pritja mori fund. Matthijs de Ligt ka fluturuar dje për në Torino dhe avioni privat është ulur në Caselle në orën 22:10 dhe tani pritet vetëm firma e mbrojtësit, për të kompletuar transferimin te Juventus.

Për të pritur mbrojtësin 19-vjeçar, kishin dalë edhe rreth 150 tifozë. De Ligt është një përforcim i madh për prapavijën e Juventus.

Ndërkohë, ditën e sotme pritet t’i nënshtrohet vizitave mjekësore në “J-Medicial”, për t’iu drejtuar më pas Continassa, aty ku do të firmos edhe kontratën e do të ketë kontaktet e para me skuadrën e re. 

Operacioni që dërgoi De Ligt në Torino besohet t’i ketë kushtuar arkave të kampionëve italian rreth 75 milionë euro, teksa paga për ish-yllin e Ajax kap shifrën e 7 milionë eurove, 12 milionë euro në varësi të bonuseve.


TË NGJASHME