HomeSport

De Ligt pranë transferimit te PSG/ Raiola në Paris për bisedimet

Mino Raiola, agjenti i famshëm i shumë futbollistëve, mësohet se ndodhet në Paris për një takim me drejtuesit e PSG. Arsyeja e këtij takimi, është mundësia e një transferimi të mbrojtësit talent të Ajax, Matthijs de Ligt.

Vetëm para pak javësh, PSG, bëri një ofertë mjaft joshëse drejt mbrojtësit, duke i ofruar edhe një pagë neto në sezon që shkon rreth 7 milionë euro. Raiola do ta diskutojë këtë ofertë me Leonardo i cili është kthyer sërish te PSG, pas aventurës me Milan.

Do të bisedohet edhe në lidhje me Marko Verratin. E ardhmja e mesfushorit të Kombëtares italiane nuk është në diskutim: ai do të qëndrojë në Paris dhe shumë shpejt do të firmosë një tjetër kontratë të re, por me ndryshim në shifra.


TË NGJASHME