HomeSport

De Ligt “shpëton” Juven, ekipi i Sarrit fiton derbin me Torinon

Juventusi arriti që të dilte triumfues në derbin ndaj Torinos, me shifrat minimale 0-1, në takimin e vlefshëm për javën e 11-të në Seria A.

Takimi u dominua nga ekipi i Sarrit, por edhe vendasit patën raste për të pretenduar. I tillë ishte ai i minutës së 11-të, ku De Ligt preku topin me dorë brenda zone, por kryesori edhe VAR-i nuk akorduan penallti.

Pas disa tentativave të Ronaldos e Dibalës, duhej futja në fushë Gonzalo Higuainit, që prej tij të niste edhe zhbllokimi i rezultatit. Ai lëshoi një predhë në minutën e 70-të drejt portës së Sirigut, e ku topi shkoi në goditje këndi, nga andej ku do vinte edhe goli i vetëm i sfidës.

pjanic torino juventus

Në harkimin në zonë, Higuain e ktheu saktë për De Ligt, dhe holandezi nuk e pati të vështirë të tundë rrjetën, duke shënuar golin e parë këtë sezon. Deri në fund, Juventusi administroi këtë rezultat, dhe fitoi derbin, duke dalë në vendin e parë me 29 pikë, 1 më shumë se Interi. Ndërkohë, mbetet në vendin e 13-të, me vetëm 11 pikë Torino.

FT | Torino-Juventus 0-1

GOL:  / De Ligt 70? 


TË NGJASHME