HomePolitikë

Debat i fortë midis anëtarëve të KQZ

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klemend Zguri ka kërkuar hetim administrativ të votimeve të 30 qershorit për shkak të mos rakordimit të rezultateve të pjesëmarrjes në votimeve dhe numrit të votave të gjetura në kuti.

Gjatë mbledhjes së pasdites së sotme nga KQZ-ja, anëtarët e Komisionit u përfshinë në debate të forta midis tyre, veçanërisht midis kryetarit Zguri dhe nënkryetarit, Denar Biba.

Pjesë nga debati:

Klement Zguri: Për shkak të këtyre paqartësive deklarova që KQZ të ndërmerrte hetim administrativ. I bëj thirrje kolegëve të mi, duke besuar që kjo që po kërkoj dhe nëse biem dakord ajo që do të bëjmë ndihmon në rritjen e transparencës dhe në risjelljen e besimit të publikut në procesin zgjedhor. Propozimin e kam në tavolinë dhe kolegët do duhet të japin mendimin e tyre qoftë edhe nëpërmjet votës.

Kam gjithë të drejtën për të bërë analizën dhe për të thënë, që i gjithë procesi u vëzhgua nga 4 komisionerë të një ane. Kam gjithë të drejtën jo vetëm unë, por gjithë të tjerët të jenë mosbesues. Procesverbalet e mbylljes së qendrave të votimit dhe listat ku kanë votuar njerëzit, ku tregohet qartësisht se sa persona kanë votuar janë dokumentet e duhura për hetimin administrativ.

Bledar Skënderi: Në këtë moment kryetar ne jemi në rolin e KZAZ-së, nuk bën KZAZ-ja hetim administrativ. Ne sot miratojmë vetëm tabelën. Kur të vijë momenti për të miratuar tabelën dhe rezultatin hajde të hetojmë. Ne sot 4 tabela i bëjmë bashkë, kaq mund të bëjmë ne sot.

Edlira Jorgaqi: Ju parashtruat një kërkesë që ne e mbështetëm në parim. Por për kërkesën tuaj kërkoj bazë ligjore. Ligjin ku e mbështet. Shkeljen konkrete, normën e ligjit që është shkelur, ku do të hetojmë konkretisht. Sepse kështu nuk konceptohet hetimi administrativ. Gjithçka duhet me detaje, jo në ajër dhe të bllokojmë procesin pastaj.

Klement Zguri: Dy herë që fola besoj se i kam dhënë argumentet se nga vinte kjo indicie. Ka të bëjë me dokumentet e KQZ-së. Janë tonat. Nëse do rrethanat, po t’i shpjegoj edhe rrethanat. Bëhet fjalë për një administratë që e ka humbur besueshmërinë për shkak se administrimi zgjedhor bëhet me një administratë kur besimi politik, balanca politike prevalon. Ai është shpirti i administrimit.

Nuk jemi këtu. Nuk është më kjo. Po administrohet në mënyrë të njëanshme. Juve do ta shprehni nëpërmjet votimit. Unë propozoj që KQZ-ja të nisë hetimin administrativ duke kërkuar procesverbalet e mbylljes së qendrave të votimit dhe listat ku kanë votuar njerëzit, për çdo zonë zgjedhore.

Denar Biba: E gjithë Shqipëria të numërohet në KQZ?

Klement Zguri: Jo të numërohet, por vetëm procesverbali dhe listat.

Denar Biba: Ky propozim është hedhje në erë e të gjithë procesit zgjedhor.

Klement Zguri: Ti nuk hidhesh në erë mos u bëj merak.

Denar Biba: Mua nuk ka perëndi të më hedhë në erë, jo vetëm ti. Po të fala Gaz Bardhit.

Klement Zguri: Atëherë kush është dakord me propozimin tim? 1 pro dy kundër.

Denar Biba: Ehe unë isha pro.

Klement Zguri: Atëherë edhe një herë kush është dakord për të hapur kutitë e votmit?

Denar Biba: Jo , jo, jo. Për të bërë hetim po, për të hedhur zgjedhjet në erë…

Edlira JorgaqiHapja e kutive është tjetër.

Denar Biba: Të fala Gazit.


TË NGJASHME