HomePolitikë

Debat në seancën e jashtëzakonshme/ Gjuzi: Duam 45 minuta kohë t’i hedhim një sy rezolutës

Ka nisur me një debat seanca e sotme në Kuvend, një seancë kjo e jashtëzakonshme për të miratuar projekt-rezolutën ndaj presidentit Ilir Meta, sa i takon çështjes problematike të përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Deputeti i opozitës, Kujtim Gjuzi kërkoi 45 minuta për të lexuar projekt-rezolutën.

“Duam 45 minuta që t’i hedhim një sy rezolutës. Kjo rezolutë i bie që të shkarkojë Presidentin, ndaj na duhen këto minuta.”

Por kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi tha se projekt-rezoluta ka qenë e publikuar që dje në faqen zyrtare të Kuvendit.

“Projekt-rezoluta ka qenë publike në faqen zyrtare të Parlamentit. E shfrytëzonit kohën, kanë kaluar 12 orë.”


TË NGJASHME