HomePolitikë

Debati për heronjtë dhe dëshmorët, Braçe reagon ashpër

erion-brace

Zëvendëskryeministri, Erion Braçe, ka reaguar në lidhje me përkujtimin e dëshmorëve dhe heronjve të luftës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.  Ai zgjodhi t’iu përgjigjej edhe zërave kritikë, ndërsa thotë se heronjtë nuk i krijoi qeveria, por lufta dhe rezitenca e shqiptarëve kundër pushtuesve.

Me një shënim në “Instagram” , Braçe thotë se sulmi që po bëhet për disa nga emrat që janë vlerësuar në bulevard në kuadër të 75-vjetorit të çlirimit nuk është gjë tjetër, por një akt i pastër kriminal dhe i patolerueshëm.

Postimi i Braces:

HERONJTE I BERI LUFTA, JO QEVERIA! NUK KA SOT SI ATA! KRIMINAL, I PATOLERUESHEM, SULMI MBI HERONJTE E LUFTES ANTIFASHISTE NACIONALCLIRIMTARE!

LUFTA E NDYRE KUNDER LUFTES, NUK E ZHBEN DOT, NUK E TJETERSON, E BEJNE TE PERJETSHME HERONJTE, DEJTESIA E VETE LUFTES!

Qysh para se te vendosnim ne bulevardin #DESHMORETEKOMBIT, portretet e 99 #HeronjveTeLuftes, e kisha menduar reagimin, por kurre te tille-kriminal. Cmoj pafund opinionin e njerezve te ditur, racionale, mbeshtetur ne fakte, shkruar e folur keto dite.

I kam lexuar te gjithe dhe kam heshtur, per te degjuar edhe te tjere, perfshire sharlatanë e sharlatane qe “antikomunizmin” e kane biznes te madh, pa taksa e nga po bejne para shume, interesaxhinj te vegjel, te cilet, historine e dijen mbi te e perdorin per politiken e dites e perfitime banale, fare banale prej saj.

Reagimin e prisja jo prej asaj qe po ulerijne-“provokim i vogel”, “injorance e historianeve te qeverise”, por prej faktit se ata qe u bene fashiste gjate Luftes, kolaboracioniste me fashizmin e nazizmin ne qeveri e jo vetem-xhandarmeri etj, trashegimtare te tyre, kurre nuk kerkuan ndjese per zgjedhjen, aktet qe firmosen e vulosen, krimet qe urdheruan e kryen ne Lufte; Jane krenare per kete edhe sot! Por pertej kesaj, kurre nuk kisha menduar sulmin mbi Qemal Stafen dhe heronjte si ai!

Ndaj, sot dua te them disa gjera; E para, #Antifashizmi ishte dhe mbetet ne thelb te Perendimit, Evropes e Amerikes, si reagim popullor e me arme atekohe, si projekt politik bashkimi ne Evrope se pari, fill pas betejes me fashizmin dhe per ta crrenjosur perfundimisht;

Ndaj sot, BE e SHBA jane rreptesisht te ndjeshem kunder ekstremizmit, urrejtjes, diskriminimit, rracizmit, nacionalizmit, sovranizmit e populizmit qe mbeshtet ne to, neofashizmit e neonazizmit qe rikthehet fshehur nen to. Ne jemi si antifashiste ne Evrope; kjo u vendos 80 vite te shkuara me lufte, nga ata heronj-gra e burra, vajza e djem dhe, sot, detyrimi yne eshte te ndertojme funksionale e te qendrueshme, shoqerine e lire, te hapur, demokratike e tolerante, perfshirese, te drejte e te barabarte!

E dyta, nuk ka asnje lapsus apo provokim ne listen e heronjve….


TË NGJASHME