HomeShowbiz

Defektet e trupit?! Kylie Jenner flet për herë të parë

Në shkurt të vitit 2018 Kylie Jenner u bë nënë për herë të parë.

Në një moshë relativisht të vogël, ajo pranoi të bëjë këtë ndryshim të madh në jetën e saj dhe duket se nuk është e penduar aspak, përkundrazi.

22-vjeçarja e quan vajzën e saj si gjënë më të bukur në jetë dhe gjërat e ‘këqija’ që ajo i ka sjellë i ka marrë si dhurata.

Së fundmi një fans e ka pyetur në Instagram nëse ka strija dhr Kylie i është përgjigjur në mënyrën më të bukur.

“Kam në gjoks, këmbë dhe në të pasme por nuk jam përpjekur t’i zhduk. Thjesht jam përpjekur t’i marr si një dhuratë të bukur nga Stormi im”, shprehet Kylie.

Sigurisht që kjo përgjigje e saj duhet të ketë inspiruar shumë nëna të reja, të cilat i kanë problem strijat që krijohen nga shtatzënitë.


TË NGJASHME