HomeSport

Dëgjon për herë të parë intervistën e të atit, përlotet Cristiano Ronaldo

Gjatë një interviste të dhënë për emisionin e mëngjesit ITV, Cristiano Ronaldo, ka treguar një anën tjetër të tij, teksa është përlotur gjatë intervistës.

Përlotja e Ronaldo, ka ndodhur në momentin kur gazetari, i ka kujtuar humbjen e babait në vitin 2005.

“Gjëja që më mërzit më tepër është se babai im nuk ka parë asgjë nga ato që kam arritur unë dhe kush jam bërë unë sot. Jam numri 1 në botë dhe ai nuk di asgjë”, shprehet Ronaldo.

Ronaldo është karakterizuar gjithmonë për sjelljen e tij të ftohtë dhe pa emocion, mirëpo si të gjithë njerëzit edhe CR7, ka një anë të butë njerëzore të cilën nuk arriti ta fshehi dot në këtë intervistë.


TË NGJASHME