HomeLajme

Dekani i Juridikut: Mësimi nis nesër në një nga gjimnazet e Tiranës

Artan Hoxha, dekani i Fakultetit Juridik, njoftoi se mësimi për studentët e fakultetit Juridik do të rinisë nesër në një prej gjimnazeve të Tiranës. Dekani njoftoi se mësimi do të vijojë normalisht por do të zhvillohet në orët e pasdites.

Kjo zgjidhje e përkohshme vjen si pasojë e ngërcit të krijuar ku një grup studentësh kanë bllokuar fakultetin dhe kërkojnë që të vijohet bojkoti deri në plotësimin e të gjithave pikave të kërkesave që ata kanë parashtruar. Ndërsa një pjesë tjetër e studentëve dëshiron që mësimi të vijojë. Ditën e djeshme në këtë fakultet ka pasur përplasje midis dy grupeve të studentëve.

 


TË NGJASHME