HomeSport

Deklarata befasuese e Cristiano Ronaldo, ja kur mund të tërhiqem nga futbolli

Cristiano Ronaldo, është padyshim një prej futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave. Forma e tij e jashtëzakonshme, qindra gola të shënuar e bëjnë Ronaldon jo vetëm një prej më të mirëve në këtë fushë, por edhe një prej personazheve më infulencues. Fjalët e tij kanë po aq peshë sa dhe golat, gjithnjë i kujdesshëm në ato që thotë. Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” ka dhënë një intervistë të gjatë për “TV1”, ku ka zbuluar se ai mund ta lë futbollin që në fund të sezonit që po përgatitet të nis, pasi loja me topin nuk është gjithçka për të.

“Kush fiton ka gjithnjë të drejtë, besoj se asnjë lojtar tjetër nuk ka vendosur kaq shumë rekorde se un. Nuk është një rastësi që vetëm un dhe Messi kemi fituar 5 herë “Topin e Artë”. Pas Real Madrid kisha nevojë për një sfidë të re, Juventus ishte një sfidë emocionuese. Bardhezinjtë më kanë pëlqyer gjithnjë”, u shpreh bomberi portugez.

Përsa i përket pjesës së karrierës dhe vendimit për tu tërhequr nga futbolli, Ronaldo tha: “Mund ta mbyll karrierën që vitin e ardhshëm por mund të luaj edhe deri në moshën 41 vjeçare, gjëja më e rëndësishme është të shijoj momentin. Kam nevojë për projekte stimuluese pasi në aspektin ekonomik janë shumë i qetë, për këtë arsye zgjodha Juven. Jam i motivuar si në ditën e parë, dua të fitoj gjithçka me Juven por Champions nuk duhet të na kthehet në fiksim, ti lëmë gjërat të rrjedhin natyrshëm”.

Ronaldo gjithashtu kishte ehde një koment në lidhje me merkaton e transferimeve: “Sot gjithçka është më e shtrenjtë, transferimet nisin nga 100 milion euro. Shoh mbrojtës që shiten për 75 milion euro…atëherë un vlej të paktën 3-4 herë më shtrenjtë”.

Në fund portugezi, u ndal edhe në jetën e tij private dhe çështjen“Ai nuk e besonte por ai e dinte që mund të ndodhte. Unë jam një person që nuk më pëlqen të qëndrojë në një zonë dhe Madridi ishte i bukur. Doja një sfidë të re. Përshtatja ishte e lehtë dhe Cristiano JR flet katër gjuhë, madje më mirë se unë. Megjithatë në ekip shumë flasin spanjisht dhe anglisht. Është një sfidë të bëhesh lojtar me më shumë famë, por ka edhe përparësi të tjera në jetë. Fëmijët, gruaja, familja. Vlen të përballet me këtë sakrificë. Georgina nuk merr vesh fare nga futbolli por unë jam i lumtur”.


TË NGJASHME