HomeLajme

Deklarata bòmbë për zhdukjen e Ervis Martinaj: Është gjetur trupi i ndarë në 6 pjesë

Më 11 gusht familjarët e Ervist Martinaj denoncuan në políci zhdukjen e tij në rrethana të mistershme, ndërsa zhdùkja e tij vjen pak javë pasi i vránë në një atentat kushëririn Brilant Martinaj dhe dy shokë.
Ndërsohë sot Albanian Post, raporton se sipas burimeve të tyre konfidenciale pranë hetuesisë, trupi i Martinajt është parë së bashku me atë të një miku të tij, i copëtuar në gjashtë pjesë.

Në detaje paraprake, mendohet se ai është nxjerrë nga banesa nga një person i afërt nga banesa i tij, i cili e ka çuar drejt grupeve rivale.

Banesa e Martinajt në Fushë-Kuqe, njihej edhe si vendi më i sigurt ku 40-vjeçari strehohej dhe të afërmit, shpesh, e kanë quajtur edhe kështjella e familjes Martinaj. Pikërisht prej dorës së tyre, mund të ketë ardhur edhe vrásja e të shumëkërkuarit të drejtësisë, Ervis Martinaj.

Vendi ku ngjarja ka ndodhur është pranë Vorës.

Ndërkaq, detaje të tjera më specifike rreth ngjarjes, pritet të zbardhen nga organet hetimore, për çështjen.

Kush është Ervis Martinaj?

Emri i Ervis Martinajt është lakuar shpesh pas vitit 2013. Ai u dénoncua për kanosje nga një komandant i forcave “Shqiponja” të Polícisë së Shtetit në Tiranë, me nisjen e operacionit “Fundi i Marrëzisë”, për lojërat e fatit. Pas denoncimit, ai u shpall në kërkim.

Ervis Martinajt asokohe, iu sekuestruan 400 makineri lojërash fati dhe disa automjete luksoze.

Ngjarja e vitit 2018 pranë një dyqani veshjesh në Tiranë, “Monopol”, ishte ajo, e cila do ta kthente në personazh Martinajn.

Ishte pikërisht data 4 tetor, kur Ervis Martinaj me një grup miqsh, do të futej në dyqanin Monopol, pas një konfliktimi me shtetasin Ervin Mata në një prej lokaleve të zonës.

Prej aty, jo të gjithë dolën të gjallë. Víktimë, ishte një prej miqve të Martinajt, Fabian Gaxha.

Vetë Ervis Martinaj u plágos gjatë ngjarjes, së bashku me një person tjetër që e shoqëronte, Eljo Hato.

Vrásja e Brilant Martinajt në mbikalimin e Fushë-Krujës ndërkohë, solli në kujtesë edhe vrásjen e ish-efektivit të Polícisë, Xhulio Prela, i cili u ekzekutua siç mendohet nga Brilanti, më 29 dhjetor 2021.

Mes konflikteve të familjes Martinaj, ka qenë edhe kjo e vrásjes së oficerit polície në Lezhë.

Në bazë të rregullave kanunore në këto zona, një vrásje baraspeshohet me katër të tjera, të cilat e ndjekin.

Është ky rasti? Mundet!

Mirëpo, këtë herë, duket se numri i duhur ka qenë pesë, duke llogaritur tre víktimat e atentatit në Fushë-Krujë dhe gjetjen e trupave të Martinajt dhe një miku të tijin, edhe pse ky i fundit, mund të ketë qenë thjesht një kolateral…

Burimi: Albanian Post

/GOTA NEWS ALBANIA


TË NGJASHME