HomePolitikë

Deklarata e Bashës, në thelb çështjet më të nxehta

Kështu deklaroi ditën e sotme kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Në një konferencë për mediat, Basha pohoi se kjo kontratë do i kushtojë 170 milionë euro për një periudhë 10-vjeçare, ndërsa tha se pas kësaj fshihen biznesmenë kroat.

“Edi Rama, i përfshirë direkt në aferën mafioze miliona euro të faturimit elektronik të bizneseve. Kasat e reja do t’i kushtojnë çdo biznesi 250 euro. Rasti më i fundit i kapjes së shtetit është kontrata për faturimin elektronik të bizneseve. Është një projekt nga i cili Edi Rama dhe klientët e tij kanë planifikuar të vjedhin nga bizneset me qindra miliona euro në vitet e ardhshme. Edi Rama bëri një ligj për të krijuar një sistem të ri, i cili i detyron bizneset të blejnë kasa të reja dhe programe të reja kompjuterike. Këto do të shiten nga klientët e tij.
Aktualisht janë 140 mijë kasa në përdorim, secila duet të zëvendësohet më një kompjuter Ipad dhe program të ri që do të kushtojnë të paktën 250 euro hardëare që do të thotë mbi 30 milionë euro nga bizneset dhe 50-100 euro në vit programi kompjuterik dhe mirëmbajtja që i bie deri 14 milionë euro çdo vit. Në 10 vjet bëhet fjalë për deri 170 milionë euro që do të përfitohen nga Edi Rama dhe klientët e tij: do zhvaten bizneset që të vjedhë Edi Rama. Tenderi i bërë për të krijuar këtë sistem ka qenë një tendër tërësisht i korruptuar i sajuar, me të cilin do vidhen menjëherë mbi 10 milionë euro. Tenderi u vodh direkt nga Edi Rama. Ne e dimë për fakt se Edi Rama është takuar me biznesmenët kroatë që e dituan sëbashku me dy kompani shqiptare para bërjes të tenderit në zyrën e tij. Pasi tenderi fallco mbaroi, kompania shqiptare Jehona u shit për 250 mijë euro tek një biznesmen i hetuar për pastrim parash në Kroaci: përmes këtij biznesmeni Edi Rama do të marrë paratë e vjedhura të pastruara në Kroaci. Është një skemë e sajuar në çdo detaj për të vjedhur: imponimi i panevojshëm me ligj i një sistemi të ri faturimi për bizneset, fryrja e kostos dhe vjedhja e tenderit për të ndërtuar këtë sistemin të ri, detyrimin e bizneseve për të blerë pajisjet dhe programin e ri kompjuterik tek klientët e vet”, tha Basha.

Basha, ka paralajmëruar betejë ligjore me çështjen e shumëdebatuar për Teatrin Kombëtar, duke filluar nga muaji shtator.

Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët në selinë blu, kreu i opozitës u shpreh se brenda javës së parë të shtatorit opozita do të dorëzojë në Prokurorinë Daneze dhe atë Shqiptare kallëzimin penal për arkitektin danez të teatrit, Bajrke Ingels, dhe kompaninë e tij BIG.

Gjithashtu, Basha njoftoi se po përgatiten edhe dy kallëzime të tjera në shtator, sipas tij, njëra për mafiozët kroatë të Ramës me kasat fiskale dhe tjetra për veprën korruptive te Sheshi Nënë Tereza.

“Brenda javës së parë të shtatorit, opozita do të padisë në prokurorinë shqiptare dhe në atë daneze, arkitektin danez të Teatrit Kombëtar Bjarke Ingels dhe kompaninë e tij BIG. Po bëhen përgatitje për të bërë të njëjtat hapa, me mundësitë që kemi në opozitë, kur të jemi në qeveri, do të kemi të tjera mundësi, edhe përsa i përket mafiozëve kroatë të Ramës me kasat fiskale.

Gjithashtu, I njëjti veprim do të bëhet edhe përsa i përket një tjetër shkatërrimi i një tjetër vepre, nëpërmjet mikut të Edi Ramës, Casamonti, që mesa duket do të marrë përsipër veprën korruptive tek sheshi Nënë Tereza.

 Për të shuar të gjitha ‘zhurmat’, kryetari i PD-së Lulzim Basha tha se nuk do të ulet në një tryezë për dialog me kryeministrin, ndërsa shtoi se tashmë vendimi i opozitës ishte marrë; largimi i Edi Ramës dhe mbajtja e zgjedhjeve.

Kujtojmë se kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu u shpreh pak ditë më parë se Basha dhe Rama duhet të uleshin në një tryezë, për të arritur në dialog mes palëve.

“Ka një vendim të PD dhe nga forumet e saj, që unë i përmbahem. Ky është vendim i opozitës së bashkuar. Në koalicion ka njerëz me përvojë politike që kanë mendimet e tyre, që kanë qasje të ndryshme. vendimi është; që askush se ka vendosur në pikëpyetje këtë vendim. E kemi marr të gjithë së bashku. S’janë motivuar nga interesa apo qëllime të momentin apo ndjesi personale. S’ka asgjë personale. Janë shtruar qëllime politike. Përballë kemi një hajdut të certifikuar (Rama) Ka helmuar gjysmën e Tiranës për 5 muaj me gaz”, tha Basha.

Po ashtu lideri i PD-se tha se 13 Tetori është e vetmja datë kushtetuese dhe se sipas tij KQZ do të mbajë përgjegjësi penale.

“Nuk ka asnjë përçarje në gjirin e opozitës. Qendrimi ynë është i qartë. 13 tetori është e vetmja datë kushtetuese e zgjedhjeve në Shqipëri. KQZ dhe të gjitha institucionet e tjera duhet të zbatonin dekretin e presidentit. Moszbatimi i ngarkon ato me përgjegjësi ligjore dhe penale. Të gjithë do të vihen përballë përgjegjësisë ligjore dhe penale. Zgjidhja mund të vonojë, por nuk do të mungojë momenti, kur ata do të vihen përpara përgjegjësisë ligjore dhe penale. Por duhet të dallojmë të drejtën e partive politike për të mbajtur qendrimet e tyre politike në raport me cdo process, dhe shtetin e së drejtës, detyrimet kushtetuese dhe ligjore të KQZ dhe institucioenve të tjera. Vendimet partiake për të hyrë apo jo në zgjedhje janë vendime partiake. Vendimet për të hyrë apo jo nuk shkelin as kushtetutën e as ligjin, pavarësisht prej ndikimeve që ai mund të ketë. Kur institucionet kushteutese shkelin kushtetutën dhe ligjin, ata duhet të mbajnë përgjegjësi. Vendimi i opozitës për të mos hyrë në zgjedhjet e 30 qershorit ishte një vendim unanim. Disa parti kanë bërë kërkesë për t’u regjistruar në zgjedhje, në mënyrë që të detyronin KQZ të mos marrë qendrime antikushtetuese e antiligjore. Presidenti po përpiqet në mënyrë altive në zgjidhjen e krizës. Thelbi i qendrimit të presidentit është i njëjtë me qendrimin e Partisë Demokratike dhe aleatëve tanë, që ne kërkojmë të vijmë në pushtet me zgjedhje. Qendrimi ynë ndaj zgjedhjeve të organizuara nga Edi Rama ka qenë I qartë, transparent, I argumentuar dhe tashmë I faktuar.”

Kryeopozitari Lulzim Basha paralajmëroi të gjithë zyrtarët dhe biznesmenë që janë pjesë e tenderave abuzive, se rrezikojnë burgun.
“Tashmë është e qartë për çdo shqiptar se: Edi Rama jeton për të vjedhur. Edi Rama qeveris për të vjedhur. Edi Rama merr frymë vetëm për të vjedhur. Çdo ditë çohet me një qëllim: si të vjedhë.
Pavarësisht kërdisë që ai po bën, askush nuk do t’i gëzojë paratë e vjedhura. Unë e kam theksuar që PD do të fillojë menjëherë një hetim penal dhe auditim financiar të të gjitha kontratave, koncesioneve dhe lejeve të dhëna nga qeveria Rama. Do të gjurmohet çdo burim parash dhe çdo individ shtetëror dhe privat i përfshirë në këto kontrata. Ne do të kemi një program të posaçëm për rikuperimin e të gjitha pasurive dhe parave të vjedhura nga zyrtarët shtetërore dhe klientët e tyre. Dua t’u them qartë të gjithë zyrtarëve dhe klientëve të tyre: Me paratë që po vidhni nuk jeni duke blerë mirëqenie dhe luks, por jeni duke blerë burgun. Nëse mendoni se do vidhini qindra miliona euro, praktikisht të gjithë parata e taksapaguesve shqiptarë dhe do t’ia hidhni, gaboheni. Nëse mendoni se shqiptarët do të vuajnë në varfëri, pa arsim dhe shëndetësi, dhe pa mundësi se aparate e tyre i keni vjedhur ju, gaboheni. Ata që mendojnë se do dergjet në mjerim një popull i tërë që ata të jetojnë në luks, gabohen”, pohoi ai.

I pyetur nga gazetarët nëse i trembet SPAK-ut, Basha ka deklaruar se drejtësia e re është një nga veprat më tinëzare të Edi Ramës.

“Është një nga veprat më tinëzare të Edi Ramës. PD e ka votuar amendamentin për SPAK, pikërisht se një pjesë e ligjeve u morën parasysh, ndërsa pjesa tjetër nuk u morën parasysh, ndaj dhe bëri kapjen totale të drejtësisë.

E kam thënë, që do shkojnë të gjithë para drejtësisë, nga i pari tek i fundit, ata që kanë vjedhur paratë e shqiptarëve”, ka thënë Basha.


TË NGJASHME