HomePolitikë

Deklarata e Bashës për kryebashkiakun e Selenicës, reagon Braçe

Pasi kreu i demokratëve, Lulzim Basha deklaroi nga Selenica se kryebashkiak mbetet Përparim Shameti, ka reaguar dhe zëvendës kryeministri Erion Braçe. Përmes një postimi në instagram, Braçe i drejtohet Bashës se nëse nuk është duke luftuar për karrige por për interes politik, të ngrihet nga karrigia bashkë me Shametin dhe të rregullojnë ujësjellësin e Selenicës.

“Ky eshte interes publik! Bejeni tani meqe qenkeni ne Selenice! Ndryshe e bejme ne, por ti e ju hani peshk pas kesaj!”, shkruan Braçe.

Postimi i plotë:

TI LYRZIM NUK PO LUFTON PER KARRIGE?
TI LYRZIM PO LUFTON PER
INTERESIN PUBLIK?

E ke seriozisht kid?
Atehere,
merre per veshi ate Papin tend,
domethene “kryetarin legjitim” te Selenices,
te dy bashke coni bythen nga karrigia partiake e tavolina po e tille,
shkoni e nderroni transformatorin nga merr energji pompa e ujesjellesit se meruat Selenicen;
Ka 7 dite pa uje dhe Papi yt legjitim as qe mendon per kete!

Ujesjellesi eshte ne pronesi te tij,
pompen e dogji se e linte dite nate ndezur e pa kontroll;
Pompem e re ja bleme dhe ja vendosem ne, Qeeeeeveeeeeriiiiiiiiiiiiaaaa!

Tani lerini denglat me e ne karrige e nderroni transformatorin se edhe ate e keni djegur!

Ky eshte interes publik!

Bejeni tani meqe qenkeni ne Selenice!
Ndryshe e bejme ne,
por ti e ju hani peshk pas kesaj!


TË NGJASHME