HomePolitikë

Deklarata e CDU-CSU pas vendimit negativ të BE, reagon PD

Pas qëndrimit të mbajtur nga Nënkryetari i grupit parlamentar të CDU / CSU Johann Wadephul dhe relatori përgjegjës, Christian Schmidt lidhur me vendimin negative të BE për çeljen e negociatave mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, ka reaguar sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

Në një postim të bërë në Facebook, Bardhi ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e Bundestagut, por ka theksuar se “Pa plotësuar kushtet e vëna nuk ka asnjë mundësi për Shqipërinë për të hapur negociatat”.

“Mirënjohje për mbështetjen e ndershme dhe mesazhin e qartë që Bundestagu i jep Shqipërisë në procesin e integrimit europian përmes Nënkryetarit të Grupit Parlamentar të CDU/CSU z. Johann Wadephul dhe relatorit për Shqipërinë, z. Christian Schmidt.

Mesazhi është i qartë: Pa plotësuar kushtet e vëna nuk ka asnjë mundësi për Shqipërinë për të hapur negociatat.

Koha e propagandës ka mbaruar!

Shqipëria nuk mund të mbetet peng i qeverisjes së dështuar dhe të refuzuar të Edi Rames!”, ka deklaruar Bardhi.

bardhi

TË NGJASHME