HomeShowbiz

Deklarata e Eleni Foureirës për origjinën, reagon moderatorja shqiptare

Këngëtarja me origjinë shqiptare që emigroi drejt Greqisë në moshë të vogël, Eleni Foureira, ka pranuar publikisht origjinën shqiptare.

Gjatë qëndrimit në Izrael, ku ishte e ftuara speciale e Eurosong 2019, ajo bëri testin e “My Heritage”, për të mësuar detajet e origjinës etnike dhe racore.

Rezultatet ishin shokuese edhe për vetë këngëtaren. Menaxheri i kompanisë që është sponsor i Eurovision-it, tha se Eleni Foureira ka 68.9% origjinë greke. Ndërsa një pjesë tjetër e ka nga jugu i Italisë.

“Italiane? Nuk e kisha idenë! Jam pothuajse 70% greke? Unë nuk jam greke, unë jam rritur në Greqi, por ndihem greke. Nga Italia Jugore? Nuk di çfarë të them…”, ka thënë këngëtarja Foureira pasi mësoi rezultatet e testit.

“Performancë e shkëlqyer, por greke dhe italiane? A s’je shqiptare?”, e pyet Eva Murati ndërkohë që Eleni ia kthen:

“Sigurisht që jam, por ishte testi ADN-së. Trashëgimia ime”.

ernt.jpg

TË NGJASHME