HomePolitikë

Deklarata e gazetarit Hoxha pas dhënies së dëshmisë në Prokurori

Artan-Hoxha

Ditën e djeshme gazetari Artan Hoxha ka publikuar një video ku shikohet kyrebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla duke pirë kokainë.

Ai ka folur para kamerave pas daljes nga prokuroria, ku ishte thirrur për të dëshmuar.

Gazetari Hoxha:

Dhashë informacion dhe rrëfeva gjithçka i duhet SPAK për të vijuar hetimet. Kam besim që SPAK do të bëjë punën e vet dhe do përmbushë pritshmërinë që kemi. Unë nuk kam lidhje me Salianjin dhe çështjen Babale.

Prokurorët më siguruan që do i shkojnë deri në fund asaj që parashikon legjislacioni.


TË NGJASHME