HomePolitikë

Deklarata e Gjiknurit për dorëheqjen nga komisioni, reagon PD

Vjen reagimi nga selia blu pak pasi bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri deklaroi se është gati të rishohë pozicionin e tij në këtë komision, vetëm që PD-ja ta njohë dhe të marrë pjesë.

Sekretari i Pergjithshem i PD-se, Gazment Bardhi ka reaguar pas kësaj deklarate, duke dhënë një proncim për mediat nga selia e PD.

Sipas tij, dorëheqja e Gjiknurit nuk është me dëshirë dhe ajo nuk është një kërkesë e opozitës, por një standard, një nga kushtet e BE për hapjen e negociatave.

Z. Bardhi, pak orë më parë Damian Gjiknuri deklaroi se është gati të japë dorëheqjen nga Komisioni i Reformës Zgjedhore, nëse PD njeh Komisionin.

Gazment Bardhi: Besoj unë, Damian Gjiknuri dhe gjithë ata që kanë bashkëpunuar me krimin e organizuar për të shkatërruar zgjedhjet dhe për të vjedhur votat, nuk duhet të jetë me zgjedhje për të dhënë apo jo dorëheqjen nga Komisioni, por duhet të ndiqen penalisht dhe të shkojë në burg për kryerjen e krimeve zgjedhore.

Kjo nuk është kërkesë e opozitës, ky është standard evropian, është një nga kushtet e Bashkimit Europian për hapjen e negociatave.

Të gjithë ata, përfshirë Damian Gjiknurin dhe gjithë pjesën tjetër të anëtarëve të Komisionit, që janë pjesë e dosjeve “184” dhe “339” nuk duhet të jenë në komisionin për reformën zgjedhore, por do të duhet të jenë në burg dhe të proceduar penalisht për të gjitha krimet zgjedhore që kanë kryer.


TË NGJASHME