HomeRajon

Deklarata e përbashkët e Cakaj dhe Konjufca, çfarë fshihet pas marrëveshjes së firmosur nga dy ministrat

“Mbështetje politike ndaj koalicionit politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, ky është rezultati i takimit të dy ministrave të jashtëm të Kosovës dhe Shqipërisë, Glauk Konjufca dhe Gent Cakaj.

Fillimisht, ka qenë Konjufca që ka bërë publike deklaratën e firmosur po ashtu edhe nga ministri i jashtëm shqiptar Cakaj.

Nga ana tjetër, nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë, është konfirmuar se kjo marrëveshje është firmosur pas takimit të përbashkët të dy ministrave në Selanik. Cakaj dhe Konjufca, gjenden në Selanik në kuadër të Konferencës së Nivelit të Lartë për Perspektivën Evropiane.

Deklaratë e Përbashkët:

Në cilësinë e drejtuesve të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë nënvizojmë edhe njëherë rëndësinë e mbështetjes së koalicionit të partive politike shqiptare në Luginën e Preshevës. Ky koalicion është thelbësor për ngritjen e frymës kombëtare dhe ruajtjen e të drejtave politike të shqiptarëve në Luginë. Ndaj, ne nuk do të kursejmë asnjë përpjekje për ta mbështetur projektin e Luginës së Bashkuar deri në fund!

GLAUK KONJUFCA

GENT CAKAJ


TË NGJASHME