HomePolitikë

Deklarata e SHBA, Alibeaj: Gjykata Kushtetuese merret me rezultatin dhe procesin

Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj i ftuar në studion e lajmeve  në RTV Ora i pyetur për deklaratën e SHBA, e cila citonte se “ata që dëshirojnë të sfidojnë rezultatin e zgjedhjeve, mund të presin nga Gjykata Kushtetuese” tha se këtë gjë e ka thënë  PD para tyre.

Enkelejd Alibeaj: Nuk jemi më në një situatë me indicie dhe prova. Këtu nuk ka proces zgjedhor.

Para se ta thonë SHBA dhe OSBE/ ODIHR sot kur mbajti raportin, kemi qenë ne të parët që kemi thënë se gjithë procesi zgjedhor që datonte nga akti më i fortë, ishte çështja e kushtetutës.

Gjykata Kushtetuese nuk merret vetëm me rezultatin, por edhe me procesin. Pra ishte i lirë, i qetë, i ndershëm, i barabartë. Qytetarëve a ju krijuan kushtet minimale kushtetuese për të votuar apo jo. Nëse besojmë se simptomat kushtetuese të këtij që nuk ishte proces do të votohen duhet eksploruar pse jo.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i pyetur nëse do t’i lirojnë kryebashkiakët e djathtë bashkitë pas certifikimit të fituesve të 30 qershorit u shpreh:

Enkelejd Alibeaj: Ligji ju thotë që do duhet të rrinë në detyrë për ti shëqrbyer qytetarëve deri sa të vijë një tjetër i zgdhur në mënyrë të ligjshme dhe kushtetuese. Ata do detyrohen ta presin. Nëse nuk do të vijë njeri i zgjedhur në mënyrë të ligjshme dhe kushtetuese, ata do të vazhdojnë detyrën.

Alibeaj ka rionizuar edhe gazetren Anila Basha:

Enkelejd Alibeaj: E vetmja gjë është media, ajo që nuk është blerë dhe nuk është shitur qeverisë  siç e tha OSBE, dhe ju keni të gjithë meritën, falenderimin tonë. E kemi thënë shumë kohë më parë, asnjë nga përfaqësuesit tanë në bashki, atje ku janë apo edhe në këshill nuk do të bëjnë përtej tejkalimit të ligjit. 

Po paralajmëroni që nuk do ti lironi zyrat? Do ti mbyllni me dryn?

Enkelejd Alibeaj: Unë flas shqip, qartë dhe kuptueshëm. Ligji ka qenë busulla e orientimit.

Ish-deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, nuk bie dakord me Komisionin Europian se zgjedhjet kanë qenë të qeta.

Në një lidhje direkte për RTV Ora, Alibeaj ironizoi Koçijançiç duke i kujtuar se rrugët e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë ushëtonin nga tingujt e sazes dhe klarinetës.

Alibeaj: Meqë më duhet ta bëj më zbavitëse për Majën. E para nuk ishin të qeta, rrugëve të  Tiranës dhe  gjithë Shqipërisë kishte saze me klarinetë dhe vetëm qetë nuk ishte. E dyta, nëse janë të rregullta pse do të duhet një orë e më parë të marrim një ndryshim të gjithë sistemit, sëpaku elektoral?! E shikoni absurdin. 

Qëndrimi ynë është stoik, zgjedhje ku qytetari nuk ka mundësi të shprehë vullnetin sepse është nën presion, kur nuk ka mundësi alternative për të zgjedhur midis disave. Për këtë arsye këshilla për një kthjelltësi politike për këdo, por mbi të gjitha për atë që është shkaktari recidivist tashmë, që është Edi Rama, që edhe kur garon me veten e vet të njëjta simptoma jep siç i dha në 2017, siç i dha në 2015, në 2016.

Shqiptarët që nuk mund të votojnë dot, procesi zgjedhor që është në dorë të njërës palë dhe rezultati që është i diskutuar. Çfarë pikë reference ka mbetur në këtë trajektore të procesit zgjedhor e cila nuk është në diskutim? Asgjë nuk ka mbetur


TË NGJASHME